Bitcoin ra me 11% përballë dollarit Amerikan në 24 orët e fundit dhe është vala e dytë e rënies masive e nisur që nga Nëntori.
Dhjetori është treguar i ashpër me monedhën më popullore në botë ku që në ditën e parë ra me 8%.
Bitcoin u tregtua me 3,387 dollarë ditën e sotme sipas CoinMarketCap.com.
Vlera e XRP dhe Ether ra me të njëjtin ritëm në 24 orët e fundit. XRP humbi 10.16% të vlerës ndërsa Ether 15.56%.
Që nga Janari vlera e kombinuar e kriptomonedhave ka rënë me 86.92%.
Volumi i tregtimi në 24 orët e fundit gjithashtu ra me 61.63%. /PCWorld Albanian