Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, është shprehur i bindur se kosovarët do të lëvizin pa viza nga dhjetori i vitit të ardhshëm, raporton Ekonomia Online.
Ai në Komisionin për Integrim Evropian shtoi se liberalizimi nuk është i lidhur me dialogun me Serbinë. Madje Bisilim tha se këtë vit pritet që të aplikohet për statusin kandidat për në Bashkimin Evropian.
“Për liberalizimin e vizave nuk ka pasur as një ndërlidhje me procesin e dialogut, është lidh me futjen e sistemit të ETIAS. Propozimi i BE-së ka qenë se kosovarët të lëvizin pa viza kur hynë në fuqi sistemi ETIAS. Ka pasur një ndërhyrje të Spanjës. Teksti do të votohet sot, nuk diskutohet, por pritet që të votohet sot. Nuk ka pasur ndërlidhje me dialogun”.
“Që vitin e kaluar kemi vendos që këtë vit të aplikojmë për status të kandidatit. Kemi përgatiti një dokument të pozicionit politik dhe e kemi shpërndarë me shtete e tjera. Jemi në diskutim me Qeverinë çeke që ta kemi datën e saktë, por pritet që në mesin e muajit dhjetor të aplikojmë”.