Bislimi u takua me deputetët nga Parlamenti i Greqisë, Dora Bakoyannis dhe George Papandreou
Zëvendëkryeministri i Republikës, Besnik Bislimi gjatë vizitën në Greqi është takuar me deputetët grekë, Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.
Zëvendëskryeministri i për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog gjatë takimeve të ndara ka potencuar se Kosova vazhdon rrugën drejt progresit të zhvillimit demokratik, njofton zyra e Kryeministrit.
“Si dëshmi më të fundit të këtij indikatori, kemi raportin e demokracisë të institutit V-Dem, ku Kosova renditet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu gjatë takimeve të Bislimit në Parlamentin grek, u diskutua për proceset e integrimit evropian dhe aplikimit në BE dhe KE, si dhe për marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë. Nga këto takime Kosova “synon të forcojë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë”.