Bislimi takohet me Beauregard, flasin për procesin e integrimit evropian të Kosovës

E publikuar: 30/10/2024 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është takuar me zëvendës drejtoren për Ballkan dhe Evropë në ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Marguerite Costa de Beauregard.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u fol rreth fuqizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës, bashkëpunimit dypalësh e veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës.

“U trajtua dhe rrugëtimi në procesin e integrimit evropian të Kosovës si prioritet i yni, gjersa sot presim dhe dorëzimin e Raportit për Vendin”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se Bislimi theksoi nevojën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat sipas tij, vijojnë të jenë të padrejta e të qëndrojnë në fuqi edhe pas konstatimit të Borrellit, i cili në raportin e tij ka rekomanduar heqjen e masave.