Me fillim nga ora 10:00, sot mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Temë diskutimi do të jetë procesi i dialogut Kosovë-Serbi.
Për procesin e dialogut në këtë komision do të raportojë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Kujtojnë se çdo herë që Bislimi ka raportuar lidhur me dialogun, ka pasur përplasje pozitë-opozitë në këtë komision.