Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nuk ka arritur ndonjë marrëveshje për targat dje në takimin që pati me emisarin Miroslav Lajçak.
“Nuk ka asnjë marrëveshje. Nuk ka propozim të BE-së”, iu tha ai sot gazetarëve, raporton Gazeta Express.
Bislimi tha se kanë diskutuar mbi elemente për dalje nga kriza, por nuk ka dakordim.
Ai dje ka qëndruar në Bruksel në një takim me Lajçakun, i cili ka pasë në plan të takojë edhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.