Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Christoph Ploss.
Bëhet e ditur se u diskutua mbi rrugëtimin evropian të Kosovës, ku Bislimi përmendi se vendi ynë ka përafruar politikën e jashtme me atë të BE-së, faktin që kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe së fundmi për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe janë bërë hapa përpara drejt liberalizimit të vizave, ku sot dhe u miratua nga ambasadorët e BE-së teksti mbi liberalizimin.
Tutje në kumtesën për media theksohet se Gjermania është një nga aleatët më të fuqishëm dhe shtet mik i Kosovës.
“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë vijojnë e thellohen në kuadër dhe të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona në fusha me interes të përbashkët strategjik. Energjia e ripërtëritshme dhe agjenda e gjelbër qëndrojnë lart në agjendë dhe mbështetje të Gjermanisë ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim.