Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një konferencë për medie ka komentuar raportimet se gjermanët janë duke hartuar draftin e Asociacionit.
Bislimi tha se nuk e komenton punën e OJQ-ve në Serbi dhe se “të gjitha këto dokumente janë të pavlera”.
“Jam zëvendëskryeministri i Kosovës, nuk mund ta kontrolloj cka bëjnë OJQ-të në Serbi, të gjithë janë të lirë të hartojnë drafte por ato nuk janë veprime të qeverisë tonë dhe i shohim të pavlera”, tha Bislimi.
Drafti i dokumentit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (e njohur si Zajednicë), i është besuar që ta hartojnë Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe Institutit Evropian për Paqe.
Sipas mediumit serb Novosti, hartuesit e këtij drafti janë duke punuar që prej muajsh në të dhe kanë një version i është dërguar për komente në Organizatat Joqeveritare serbe dhe të Kosovës e poashtu, do të jetë në tavolinën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, zotit Miroslav Lajçak.
“Atyre (OJQ-ve serbe dhe shqiptare si dhe Lajçakut), i është dërguar drafi i dokumentit se si do të duket Zajednica, ku pastaj duhet të kthejnë opinionet dhe sugjerimet e tyre (lidhur me këtë dokument), shkruan Novosti.
Dokumenti në fjalë, siç mëson Novosti serb, nuk do të bëhet publik, por do të jetë pjesë e negociatave (Kosovë-Serbi) dhe pas kundërshtimeve që janë bërë karshi tij, do të negocitohet me siç i referohet medium serb qeverisë së Republikës së Kosovës “e ashtuquajtur Qeveri e Kosovës” dhe pas kësaj, do të shpërndahen edhe për ‘palën e tretë’, por nuk është specifikuar se kush është kjo ‘pala e tretë’.