Ka dështuar raportimi i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Kjo pasi, Bislimi nuk shkoi para deputetëve që të raportoj lidhur me procesin e dialogut.
E kjo bëri që deputetet e VV-së dhe LDK-së, të debatojnë ndërmjet vete.
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili i kërkonte llogari deputetes së VV-së Arbëresha Hyseni – Kryeziu për mungesën e Bislimit.
“12 minuta vonesë ti mendon që mundesh me i tregu dikujt qysh me u nënshkru”, i tha Kica – Xhelili.
Ndërsa deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu – Hyseni i tha që të shkonte te LDK-ja atje ku mund t’i dëgjohet zëri.
“Shko te LDK-ja i adreso pyetjet, atje ku dëgjohesh”, i tha Hyseni – Kryeziu.
E mllefi i deputetes së LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili nuk kaloi as pasi u mbyll mbledhja e komisionit.
Ajo tha para mediave se injorimi i Kuvendit nga pushteti tashmë është bërë i zakonshëm.
“Mospjesmarrja nuk është për herë të parë, akterët e pushtetit nuk e kanë për herë të parë, ne mblidhemi në komisione dhe i presim kot. E përmenda me qëllim çështjen e Komisionit Hetimorë meqë tri ditë më parë i kemi prit nga 15 minuta në secilën mbledhje dhe nuk kanë ardh, kanë qenë në objektin e Kuvendit e nuk kanë ardhë”, u shpreh Kica -Xhelili para mediave.
Ajo tha se Qeveria po ik nga raportimi në Kuvend të asaj që ndodhë në Bruklsel dhe nuk janë aspak transparent.
“S’ka qenë asnjëherë transparent nuk është risi as tash”, u shpreh ajo. /Lajmi.net/
















