Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave ka përfunduar. Ai është nisur për eremoninë e nënshkrimit për vizat.
AI ka shtuar se qytetarët nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë lirshëm.
”Procesi i liberalizimit të vizave më në fund ka përfunduar. Qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024. Sot shënojmë një hap të rëndësishëm pranë familjes evropiane”, ka shkruar ai në Twitter, të martën.
Ndërkaq, zyra e kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se Besnik Bislimi nesër do të udhëtojë për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. /Express