Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Peter Petkoviq, tha se janë rënë dakord për hapat e mëtutjeshëm.
Lajçak shton se në këtë takim u diskutua për Marrëveshjen e Ohrit dhe një sërë çështjesh të rëndësishme, të cilat dalin nga marrëveshjet e kaluara.
“Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar në thelb. Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm.” – mjoftoi ai.
Ndërkohë, si Bislimi ashtu dhe Petkoviq janë shprehur se nga ky takim kryenegociatorësh nuk pati rezultate.