Bislimi: Aprovohet aplikimi për një program të BE-së, Kosova do të përfitojë mbi 2 mln euro

E publikuar: 02/08/2025 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Besnik Bislimi

Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka njoftuar se janë aprovuar aplikimet e Kosovës në programin e BE-së të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), ku vendi përfiton mbi 2 milionë euro.

Bislimi ka shkruar në Facebook se përkundër faktit që Kosova ishte nën masa të padrejta të BE-së, vitin e kaluar kanë aplikuar në thirrjet e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) me katër projekte në fushat e energjisë dhe digjitalizimit.

“Këto aplikime morën opinion pozitiv fillimisht nga komisioni i vlerësimit, ndërsa tash u zyrtarizua dhe aprovimi final i tyre. Shuma e granteve të asistencës teknike në këto projekte arrin totalin prej mbi 2 milionë euro: për projektet e energjisë vlera është mbi 800 mijë euro, ndërsa në ato të digjitalizimit mbi 1 milion e 200 mijë euro. Të gjithë ata që shkruanin e flisnin për humbje të parikuperueshme e kinse humbje të miliona eurove nga fonde të Bashkimit Evropian për shkak të masave vazhdojnë e demantohen”, ka shkruar ai.