Bislim Bislimaj i VV’së në konferencë për media, drejton gishtin nga Sokol Haliti

E publikuar: 07/11/2021 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Gjilan sot përmes një njoftimi për media ka treguar se zyrtari i VV’së në Viti, Bislim Bislimaj, ishte liruar nga ndalimi, meqë pas ekzaminimeve të mjekëve tek vajza e mitur është konstatuar se ndaj të njejtës nuk ka pasur keqtrajtim seksual. Bislim Bislimaj përmes një konference të mbajtur për media sot është deklaruar në lidhje me këtë ngjarje.

Për gjithçka ka ndodhur, Bislimaj ka drejtuar gishtin ndaj kryetarit të kësaj komune, Sokol Halitit.

“Unë dua të deklarohem për një padi të cilën ma kanë bë në mënyrë të paligjshme, në mënyrë të padinjitetshme, në mënyrë të gabuar dhe në mënyrë që të më shkaktojnë degradimin e dinjitetit tim. Monstrumi i quajtur Sokol Haliti duhet të largohet sa më shpejtë prej skenës politike dhe t’i hapet një derë e vetme, jo e burgut por e çmendinës, ku e ka vendin e jo në shoqërinë tonë demokratike. Kjo agjendë është e orkestruar prej Sokol Halitit dhe vartësit të tij Jakup Haxhiu. Kërkojmë prej degëve të LDK’së që të distancohen prej kësaj propagande të paskupërllt”, ka thënë ai.

Bislimi ka thënë se akuza ndaj tij është politike dhe e padinjitetshme.Ai ka thënë se akuza është orkestruar nga subjekti rival në prag të fushatës zgjedhore.