Janë bërë plot tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve, e Albin Kurti nga LVV dhe Isa Mustafa nga LDK, nuk po mund të bien dakord për të nënshkruar marrëveshjen e koalicionit qeverisës.
Të dy këta kanë zhvilluar takim pas takimi, mirëpo pa rezultat. Ndonëse dje u prit që të ketë diçka konkrete rreth marrëveshjes për koalicion, të dy liderët edhe Kurti edhe Mustafa nuk u prononcuan pas takimit, duke lënë mundësinë kështu për ndonjë takim tjetër sot.
Mirëpo një gjë e tillë ende nuk është bërë e ditur.
Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu ka thënë për Telegrafin se deri më tani nuk kanë planifikuar ndonjë takim .
“Deri më tani nuk kemi të planifikuar ndonjë takim”, ka thënë Haxhiu.
Në përpjekje për të bashkëqeverisur dy liderët e partive që nga konstituimi i Kuvendit kanë mbajtur tri takime të njëpasnjëshme, por pa arritur marrëveshjen finale.
















