“Bisedë e dobishme me Vjosa Osmanin” – Lajçak deklarohet për takimin me presidenten

E publikuar: 01/03/2024 23:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot me presidenten e vendit Vjosa Osmani, kanë diskutuar për disa çështje.

Lajçak bëri të ditur se me Osmanin kanë folur lidhur me zhvillimet e fundit në dialog, për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe për takimin e fundit në Bruksel.

“Folëm për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që prita në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.