Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar ‘radikalët ukrainas’ për një incident më 3 mars në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë, tha Kremlini.Telefonata ka zgjatur një orë e 45 minuta, shkruan skynews.
Presidenti francez Emmanuel Macron e pyeti Putinin me telefon për një zjarr në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.“Vladimir Putin informoi për provokimin e radikalëve ukrainas në zonën e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia”, tha Kremlini.
“Nivelet e rrezatimit janë normale.”Putin akuzoi gjithashtu Ukrainën për pengimin e civilëve që të largoheshin nga Mariupol.