Motrat binjake nga Rusia janë në kërkim të një “mashkull shumë të pasur” të cilin do ta “ndanin” së bashku si burrë – pasi ato pretendojnë se gjithçka çfarë bëjnë në jetë e bëjnë së bashku.
Motrat simpatike Adel dhe Alina Fakhteeva dëshirojnë të gjejnë dikë që do t’i dërgonte të jetojnë në zonat e pasura të Moskës, pasi janë lodhur nga jeta dhe vendi ku janë rritur, transmeton Telegrafi.
Ato nuk e kanë problem ta pranojnë haptazi që nuk u pengon ta “ndajnë” së bashku një burrë, derisa ato mund të bëjnë “gjithçka së bashku”.
22-vjeçaret që janë ende studente, pretendojnë se janë të famshme në qytetin e tyre të lindjes Kazan që gjendet në pjesën qendrore të Rusisë, pasi atje njihen si blogere të famshme të modës. Dyshja fitojnë afro 1000 euro në muaj nga reklamat e brendeve të ndryshme.
Në një fotografi të postuar në Instagram, këto vajza shihen duke pozuar në të brendshme, derisa përbri fotos kanë shkruar “jashtë është ftohtë, por brenda shtëpisë është nxehtë”.
Ato janë në kërkim të një multimilioneri i cili do t’ju ofronte një jetë më të mirë. Por, ato kanë paralajmëruar të gjithë kandidatët potencial se ata nuk duhet të jenë “kushdo”.
Burri i tyre duhet të jetë “super i pasur dhe modern”, pasi “të kesh dy gra nuk është diçka normale”. /Telegrafi/