Zheng Dashung dhe Zheng Xiaoshuang kanë ecur përkrahu me nuset e tyre binjake Liang Jing dhe Lian Qing, duke habitur mysafirët në ceremoninë që u zhvillua në Daqing të Kinës.
Binjakët 26-vjeçarë i kanë pasur veshjet e njëjta, teksa nuset e tyre tri vite më të reja, pos që kishin vello të njëjta, u kujdesën që grimin dhe flokët t’i kenë njësoj, transmeton Telegrafi.
“Të ftuarit sigurisht kanë menduar se po shohin pamje të dyfishta, janë dy çifte me pamje të njëjtë”, ka qenë një nga komentet e shumta lidhur me rastin.
Mësohet se të rinjtë janë njoftuar para dhjetë vitesh, kur prindërit e tyre nisën të shoqërohen, ndërsa besohet se nënat e tyre ishin iniciatorë për fillimin e lidhjeve.
Martesat mes dy palë bonjakëve identikë janë shumë të rralla, por megjithatë ndodhin dhe quhen martesa katërsore. /Telegrafi/