Binjakët identikë Jones nga Howells i Kardifit shpesh përbëjnë lajm për faktin se edhe pse i kanë kaluar të 50-at, vazhdojnë të jetojnë së bashku dhe çdo gjë që bëjnë e bëjnë në koordinim me njëri-tjetrin.
Për shumë kënd është një rast i rrallë për faktin se Michael dhe Howard Jones, vazhdojnë të jetojnë së bashku edhe pse i kanë bërë 59 vjet, transmeton Telegrafi.
Qysh kur ishin fëmijë për asnjë moment nuk janë ndarë, madje edhe shprehitë dhe lëvizjet i kishin të njëjta e lëre mos të flasim për veshjen dhe dukjen.
Por, me kalimin e viteve kjo filloi t’ju shkaktoj problem miqve të mezi arrinin t’i dallonin. Kështu duke parë se nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin, vendosën ta hapin së bashku një dyqan dhe të merren me shitjen e gjësendeve të ndryshe.
Që nga viti 1976, ata njihen si binjakët identikë që nuk qëndruan larg njëri-tjetrit për më shumë se një ditë. Madje shpesh janë ftuar në emisione televizive për të folur për jetën e tyre private. /Telegrafi/