Billie Eilish ka zbuluar lidhjen e saj sekrete. Artistja e njohur ka qenë në lidhje dashurie me reperin, që mban emrin e skenës 7:AMP dhe emri i vërtetë i të cilit është Brandon Adams.
Ajo thotë se lidhja e tyre përfundoi sepse ata nuk donin të njëjtën gjë dhe ndjente se partneri i saj nuk e donte aq shumë veten sa ta donte Billien mjaftueshëm. Duke folur në dokumentarin e ri “The World’s A Little Blurry”, ajo tha se: “Dua të jem e lumtur dhe nuk doja të njëjtat gjëra si ai dhe mendoj se kjo nuk ishte e drejtë për të”.“Nuk mendoj se duhet të jesh në lidhje e lumtur me gjëra të caktuara ndërsa personi tjetër nuk është shumë i dhënë”, tha ajo, shkruan NME. Billie pranon se po mundohet ta dërgojë Brandonin në terapi, por këtë nuk e do ai.Ajo thotë se nuk e ka harruar dashurinë me të dhe se ende e do./EO/