
Microsoft chairman Bill Gates speaks at the company’s annual shareholder meeting Tuesday, Nov. 19, 2013, in Bellevue, Wash. (AP Photo/Elaine Thompson)
Revista amerikane “Forbes” ka shpallur njeriun më të pasur të botës për vitin 2016.
Sërish është bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili për 4 vite rresht mban vendin e parë në renditjen e Forbes si njeriu më i pasur i botës. Pasuria e Bill Gates vlerësohet në rreth 86 miliardë dollarë.
Në 10 vendet e para të revistës, renditen kryesisht shtetas amerikanë që janë themelues të rrjeteve sociale e teknologjisë, si psh. Mark Zuckerberg i Facebook, Larry Ellison i Oracle, Jeff Bezos i Amazon, etj.
Amancio Ortega, biznesmeni spanjoll që zotëron rrjetin e dyqaneve të modës Zara, renditet në vendin e katërt me 71.3 miliardë dollarë pasuri.

















