Vladimir Bilçik
Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet, duke shpresuar që kjo marrëveshje të fokusojë diskutimin publik në Serbi në detyra tjera të lidhura me BE-në.
“Ky është një lajm i mirë. Zbatimi i plotë është çelësi. Shpresoj se kjo marrëveshje mund të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e tensioneve në rajon dhe të fokusojë diskutimin publik në Serbi në detyra të tjera të lidhura me BE-në, ka shkruar Biliçk në Twitter, transmeton Klankosova.tv.