Tashmë kanë filluar shitjet e biletave për ndeshjen që Kombëtarja shqiptare e zhvillon në tetor ndaj Serbisë
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka filluar shitjen online e biletave të ndeshjes së 8 tetorit, Shqipëri Serbi, e cila do të luhet në Elbasan Arena.
Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare në realizimin e ëndrrës drejt Evropianit, Francë 2016. Por, në anën tjetër do të jetë edhe e rrezikshmërisë së lartë takimi me serbët, duke ditur se çfarë ndodhi më 14 tetor të vitit të kaluar në Beograd.
FSHFja nuk ka bërë të ditur se sa bileta do të jenë në shitje dhe sa do të jepen ‘nën dorë’, në zyrat e saj, por vetëm ka njoftuar se ato kanë dalë në shitje online.
Çmimet e biletave te tribunat kryesore variojnë nga 6000 deri në 10000 lekë (7 euro deri në 42 euro).
Tribuna C2 dhe G2 = 1000 lekë
Tribuna C1, C3 dhe G1 = 1500 lekë
Tribuna D dhe F = 2000 lekë
Tribuna E = 3000 lekë