Gazeta më e shitur në Gjermani “Bild” ka premtuar se do të pranojë humbjen në Kampionatin Botëror të Futbollit më 1966, nëse Britania mbetet në Bashkimin Evropian.
“Të dashur britanikë, nëse mbeteni në BE, do të pranojmë madje edhe golin në Uembllej”, shkruan Bild, duke iu referuar një goli të diskutueshëm nga lojtari anglez, Geoff Hurst, në finalen e Kupës së Botës, 50 vjet më parë. Gjermanët, me dakada, e kanë kontestuar këtë gol, duke thënë se nuk e ka kaluar vijën.
Bild ka bërë edhe zotime të tjera për britanikët nëse mbesin në BE. Gazeta ka thënë se do të ndalojë së bëri shaka me veshët e Princit Charles dhe do të ndalojë të përdorë kremën për nxirje në solidaritet me britanikët e nxirë nga dielli.
Mbretëria e Bashkuar mban sot referendumin historik për anëtarësinë e saj në Bashkimin Evropian./rel/