Bilanci tregtar në Kosovë: 1 miliard euro importe dhe vetëm 127 milionë eksporte në 2025

E publikuar: 25/03/2025 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova  po përballet me një përkeqësim të bilancit tregtar në fillim të vitit 2025, teksa eksportet në janar dhe shkurt shënuan rënie krahasuar me muajt e njëjtë të vitit paraprak.

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë një rritje të deficitit tregtar dhe një rënie të eksporteve.

Në muajin janar 2025, deficiti tregtar i Kosovës arriti në 414,1 milionë euro, një rritje prej 29,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të publikuara, eksportet e Kosovës për këtë muaj ishin vetëm 59,7 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 1,1 për qind.

Ndërsa importet u rritën në mënyrë të ndjeshme, duke arritur vlerën e 473,8 milionë eurove, një rritje prej 24,7 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Tendenca rritëse e deficitit tregtar vazhdoi edhe në muajin shkurt, ku ai arriti në 451,4 milionë euro, një rritje prej 13,6 për qind krahasuar me shkurtin e vitit 2024.

Eksportet u tkurrën me 4,3 për qind, duke u ulur në 67,3 milionë euro, ndërsa importet arritën 518,6 milionë euro, një rritje prej 10,9% për qind.