Hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu i cili pati deklaruar se gjatë viti 1445 Kosova popullohej me vetëm një për qind shqiptarë është përjashtuar përfundimisht nga BIK-u, transmeton Express.
Deklarata e tij, e cila pohonte pretendimet e historisë serbe mbi popullimin e Kosovës me shqiptarë i ka kushtuar këtij imami që kur u bë publike në media.
Pas publikimit të video-deklaratës së tij, në prill të këtij viti, Irfan Salihu fillimisht u suspendua nga puna nga Bashkësia Islame e Kosovës për tu shkarkuar përfundimisht katër muaj më pas nga Komisioni Disiplinorë i këtij institucioni.
Lajmin për përjashtimin e tij e kanë konfirmuar burime zyrtare brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, duke treguar se një vendim i tillë është marrë nga gjysma e javës së kaluar dhe vlen për një vit.
“Në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë, kurse turqit i paskan sjellë shqiptarët në Kosovë dhe më pastaj u kanë dhënë toka atyre”, ishte kjo deklarata e Irfan Salihut e dhënë para xhematit të tij në Prizren, ku edhe shërbente si imam në njërën nga xhamitë e qytetit.
Ndaj kësaj deklarate menjëherë, pati reagime të shumta. Disa imamë të BIK-ut e patën kundërshtuar fuqishëm hoxhë Irfanin dhe deklarimet e tij duke u distancuar nga qëndrimet e tij, përderisa kishte edhe nga ata që e mbështesnin. Si këta të fundit vepruan edhe disa media serbe.
Gazeta serbe “Kurir” atë kohe kishte shkruar me tone lavdëruese për Hoxhën i cili sipas tyre kishte arritur ta shokonte opinionin shqiptar.
Gazeta Tribuna ka biseduar me zëdhënësin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriun, por ai nuk ka mundur as ta pohoi e as ta mohoi suspendimin e Irfan Salihut.
Sadriu ka thënë se shumë shpejt do të dalim me qendrim zyrtar sa i përket këtij rasti./Gazeta Tribuna/