BIK mbështet marshin më 17 shkurt në përkrahje të çlirimtarëve në Hagë

E publikuar: 10/02/2026 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ka njoftuar se do ta mbështesin marshin që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë.

Në deklaratën e Kryesisë së BIK-ut, gjyqi në Hagë konsiderohet një proces me prapavijë politike që sipas tyre synon të atakojë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për popullin e Kosovës, UÇK-ja mbetet vlera më sublime, e mishëruar me lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e vendit tonë,” thuhet në deklaratë.

Kryesia gjithashtu ka vendosur që hytbeja e xhumasë, më 13 shkurt, në të gjitha xhamitë e Kosovës, të fokusohet në Ditën e Pavarësisë së vendit dhe të përmbajë mesazhe përkrahëse për luftëtarët e lirisë.

BIK mbështet gjithashtu deklaratën e Myftiut Naim ef. Tërnava kundër kërkesës së prokurores së Dhomave të Specializuara për dënimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Kryesia fton qytetarët të marrin pjesë në marshin protestues, duke shprehur besimin se drejtësia do të fitojë dhe se çlirimtarët do të lirohen.”