Xhensila dhe Fatjoni kanë vendosur të flenë bashkë që në natën e pare që janë futur në burgun e Big Brother-it.
Ata i kalojnë orët duke u përqafuar e puthur. Fatjoni duket se nuk po i reziston më tundimit për të qenë me Xhensilën.
Fatjoni pas shumë ledhatimesh dhe lojëra fjalësh me Xhensilën, fjalë të cilat përcjellin mesazhe për njëri-tjetrin e pyet se si do të reagonte ajo nëse ai do ta zhvishte.
Xhensila nuk e ndalon për asnjë sekondë Fatjonin që ta ledhatojë apo puthë. Ajo madje ia kthen puthjet dhe ledhatimet me të njëjtin intensitet por mesa duket bukuroshja nuk e di ende si mund të jetë raporti i saj jashtë shtëpisë dhe nuk guxon që ti japë Fatjonit një përgjigje.
Burgu duket se po i bën dy banorët që të reflektojë dhe kuptojnë më shumë se çfarë duan rreth vetes dhe njëri-tjetrit.