Bieber i këndon serenatë të dashurës së re (Foto)

E publikuar: 25/08/2015 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krijuesi i hitit ‘Confident’ ka drekuar dhe vallëzuar me bukuroshen e Moldavisë, Xenia Deli, të premten në Los Angeles, pasi që atë e ka rekrutuar të luajë në klipin e tij më të ri “What Do You Mean”

Fansat kanë shikuar kur ai i ka kënduar asaj serenatë me piano, duke tërhequr turmën e njerëzve që sa vinte e rritej.

Sipas gazetës The Sun, çifti në një moment janë parë edhe dukë u mbajtur për duar.

Ndërkohë, këngëtari 21 vjeçar më herët ka deklaruar se është i fokusuar në familjen e tij në vend të lidhjeve.

Muajin e kaluar ai ka deklaruar: “Unë nuk kam të dashur për momentin. Jo. Jam beqar. Dashuria ime? Dashuria ime sot është vëllai im i vogël. Ai po qëndron me mua deri ne javën e ardhshme. Pra, ai është dashuria ime për momentin”.

Bieber po ashtu ka zbuluar se i pëlqen të gatuajë mëngjes për të dashurat e tij.

Në të kaluarën, ai ka qenë në lidhje me shumë ndarje dhe pajtime me Selena Gomez.

LEAVE A REPLY

Your email address will not be published. Required fields are marked *

CAPTCHA Image

Refresh Image

*