Bie Qeveria e Malit të Zi

E publikuar: 04/02/2022 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për rrëzimin e Qeverisë kanë votuar 43 deputetë, 11 kanë qenë kundër.

Sipas gazetës “Pobjeda” Qeveria e Malit të Zi e drejtuar nga Zdravko Krivokapiq është rrëzuar me votat Lëvizjes Qytetare Ura dhe ato të opozitës.

Në votim s’kanë marrë pjesë deputetët e Frontit Demokratik dhe Lëvizjes për Ndryshime.