Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 450 teste prej të cilave 11 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Rastet janë konfirmuar në Shkup-3, Kumanovë-1, Tetovë-1, Gostivar-1, Gjevgjeli-1, Kriva Pallankë-1, Berovë-1, Vinicë-1 dhe Dellçevë-1.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 95 pacientë të shëruar: Shkup-44, Shtip-16, Prilep-3, Veles-2, Kavadar-4, Gostivar-2, Vinic-3, Sveti Nikollë-11, Kërçovë-1 dhe Negotinë-1.
Betejën me sëmundjen e kanë humbur 3 pacientë: një i moshës 51-vjeç nga Gostivari, një nga Prilepi i moshës 65-vjeçare dhe një paciente nga Vinica e moshës 78-vjeçe.?AlsatM