Një 65-vjeçar nga Kavaja ka humbur në mënyrë tragjike pasi është hedhur nga kati i shtatë i një pallati.
Ngjarja ndodhi në zonën pranë “Shkëmbit të Kavajës”, rreth orës 13:00.Mësohet se i ndjeri L.H. po krasiste pemët dekorative në ballkonin e pallatit, prej nga ka rënë duke gjetur vdekjen e menjëhershme, shkruan Lapsi.al.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim, si ngjarje aksidentale

















