WASHINGTON, DC – JULY 23: Donald Trump listens at the Trump International Hotel Washington, D.C Groundbreaking Ceremony at Old Post Office on July 23, 2014 in Washington, DC. (Photo by Paul Morigi/WireImage)
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan, tha se nuk do të mbrojë kandidatin republikan për president, Donald Trump, pas komenteve vulgare që ka bërë për gratë.
Ryan, i cili është edhe vetë republikan, tha se nuk do të bëjë fushatë me Trumpin përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit.
Në vend të kësaj, ai tha se do të bëjë fushatë për kandidatët republikanë të Kongresit.
Në një video të mëhershme, por të publikuar të premten, Trump tregon se si ka dashur të ketë marrëdhënie seksuale me një grua të martuar dhe bën komente të pista për gratë.
Fushata e kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton, tha se është “shumë vonë” për liderët republikanë që të kthehen kundër Trumpit.