Bie lehtë varësia nga importi, Shqipëria përmirëson deficitin tregtar

E publikuar: 17/07/2025 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjysma e parë e vitit 2025 i ka gjetur eksportet shqiptare drejt një qëndrueshmërie përballë sfida që kanë hasur.

Rënia e euros dhe monedha të tjera si dhe faktorët gjeopolitik prej vitesh i dëmtuan eksportet shqiptare duke humbur terren në arenën ndërkombëtare, por një përmirësim është vërejtur.

Tridhjetë e pesë miliardë lekë produkte “Made in Albania” janë regjistruar në qershor, një rritje një pikë nëntë për qind krahasuar me një vit më parë, transmeton Top Channel.

Janë grupet e “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me plus nëntë pikë shtatë pikë përqindje, “ushqime, pije, duhan” me plus tre pikë një pikë përqindje që ndikuan më së shumti në këtë qëndrueshmëri të eksporteve. Më shumë këto mallra Shqipëria i eksportoi drejt Kosovës, Gjermanisë, Greqisë, transmeton KosovaPress.

Nga ana tjetër ndikuar dhe nga produktet e sezonit dhe daljes së prodhimit vendas në treg, varësia nga importet u zvogëlua duke rënë me zero pikë dy për qind, në shtatëdhjeteshtatë miliardë lekë.

“Materiale ndërtimi dhe metale” ndikuan në rënien me një pikë nëntë pikë përqindje dhe “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me zero pikë gjashtë pikë përqindje, etj. Kjo ulje e importeve vërehet më shumë me Italinë, Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një situatë e tillë me një rritje të eksporteve dhe rënie të importeve ka sjellë dhe një përmirësim të deficit tregtar me dy për qind duke arritur në dyzet e një miliardë lekë.