Një person dyshohet se ka vdekur si pasojë e rënies së kulmit të ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës, e cila ndodhet në lagjen “Arbëria”.

Kulmi ndodhet ende në mes të rrugës i cili ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale nëpër vetura.
Policia e Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.


















