Bideni t’i kërkojë Kinës të mos e armatosë Rusinë

E publikuar: 18/03/2022 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet që të kërkojë nga Kina që të mos e furnizojë Rusinë me armë ushtarake.Këtë pritet ta bëjë i pari i Amerikës gjatë një telefonate me liderin kinez, Xi Jinping.Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kritikuar Pekinin që nuk e ka denoncuar invazionin rus në Ukrainë.

Madje, Bideni të enjten e quajti Vladimir Putinin “bandit të pastër” dhe “diktator vrastar” i cili po e bënte një “luftë të pamoralshme” kundër popullit të Ukrainës.