Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka pritur sot në takim kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Pas takimit ata kanë publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shkruan se të dy ata e kanë mbajtur premtimin se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të përballet me pasoja të rënda në rast se e sulmon Ukrainën, njofton Klan Kosova.
“Herën e fundit që ishim këtu së bashku, Rusia po grumbullonte trupat e saj në kufirin e Ukrainës”.
“Kancelari Scholz dhe unë e bëmë të qartë se Putini do të përballej me pasoja të rënda nëse ai do të niste sulmin e tij. Së bashku, ne e realizuam atë premtim”.