Biden: T’kisha kandidu, s’kisha mujt me fitu! (Video)

E publikuar: 26/10/2015 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zavendëspresidenti amerikan, Joe Biden, thotë se ka vendos që të mos garoj për president në vitin 2016, mbasi “nuk do të mundet me fitue”.

Matutje, gjatë intervistës në programin 60 Minuta të Televizionit të Shteteve të Bashkueme, Zoti Biden theksoi:

“Do të jem tejet i hapun. Nëse kisha mendu se na mund ta bajmë së bashku fushatën, të cilën mbeshtetësit tonë e meritojnë dhe kontribuesit tonë e meritojnë, atëherë këtë do ta baja”.

Zoti Biden, në këtë intervistë, po ashtu, i ka hedh poshtë sugjerimet se deklarata e tij për të mos garue, e bame në Shtëpinë e Bardhë më 21 Tetor, përfshinte kritikë për kandidaten udhëheqëse të Partisë Demokratike, Hillary Rodham Clinton, njiherësh ish-sekretare e shtetit.

Biden tha se së bashku me Zojën Clinton “kanë kalue rrugë të njajtë” dhe se ai nuk do të futej në garë vetëm në përpjekje për me ndalue atë nga fitorja.