Biden thotë se nuk i mbështet sulmet potenciale të Izraelit në qendrat bërthamore të Iranit

E publikuar: 02/10/2024 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden iu ka thënë gazetarëve se ai nuk i mbështet sulmet në qendrat bërthamore të Iranit, si pasojë e sulmeve raketore të natës së kaluar ndaj Izraelit.

Presidenti amerikan thotë gjithashtu se ai do të “diskutojë me izraelitët se çfarë do të bëjnë”, duke shtuar se të gjithë aleatët e G7 bien dakord se çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale.