Biden takon gruan dhe vajzën e Navalny: Guximi i tij do të jetojë te njerëzit që luftojnë për demokracinë në Rusi

E publikuar: 22/02/2024 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka takuar gruan dhe vajzën e Alexei Navalny, kritikut dhe opozitarit të presidentit rus Putin, i cili vdiq para pak ditësh teksa po qëndronte në burg.

Presidenti Biden ka ndarë pamje nga takimi me më të dashurat e opozitarit rus tashmë të vdekur.

Biden ka thënë se “trashëgimia e guximit të Aleksey do të jetojë në Yulia dhe Dasha, dhe njerëzit e panumërt anembanë Rusisë që luftojnë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”

“Sot, u takova me Yulia dhe Dasha Navalnaya – më të dashurat e Aleksey Navalny – për të shprehur ngushëllimet e mia për humbjen e tyre shkatërruese”, shkruan në postimin e tij Biden.