Biden: Nuk e di nëse palestinezët po thonë të vërtetën për numrin e njerëz të vrarë

E publikuar: 26/10/2023 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, tha se ai “nuk kishte besim në numrin që palestinezët po përdorin” kur u pyet nëse Izraeli po bënte mjaftueshëm për të “minimizuar viktimat civile” në një konferencë shtypi më parë.

“Unë nuk e di se palestinezët po thonë të vërtetën se sa njerëz janë vrarë. Jam i sigurt se janë vrarë të pafajshëm dhe ky është çmimi i zhvillimit të një lufte.” , u tha Biden gazetarëve të mërkurën, shkruan BBC.

“Izraelitët duhet të jenë tepër të kujdesshëm për të qenë të sigurt se po fokusohen në ndjekjen e njerëzve që po propagandojnë këtë luftë. Dhe është kundër interesit të tyre kur kjo nuk ndodh. Por nuk kam besim në numrin që përdorin palestinezët.” – shtoi ai.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se mbi 6,500 njerëz janë vrarë që nga 7 tetori, duke përfshirë më shumë se 2,700 fëmijë.