U.S. Vice President Joseph Biden waves while boarding Air Force II at the Ben Gurion airport, near Tel Aviv, Israel, Thursday, March 11, 2010. Biden on Thursday implored Israelis and Palestinians to move beyond a diplomatic spat that has marred a trip to the region, urging the sides to waste no time in resolving their decades-old conflict despite daunting obstacles. (AP Photo/Bernat Armangue)
Subjektet opozitare nuk kanë ndërruar qëndrim rreth Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, as pas mesazheve të nënpresidentit amerikan, Joe Biden, për ratifikim të saj
Mesazhet e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, për të ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk i kanë lëvizur subjektet opozitare nga qëndrimi kundër Marrëveshjes së 26 gushtit 2015.
Opozitarët thonë se nuk mund të pranohet Marrëveshja me të cilën, sipas tyre, Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Në anën tjetër përfaqësuesit e Qeverisë shpresojnë që mesazhet e Biden-it për ratifikim të demarkacionit të merren parasysh nga opozitarët. Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, duke folur për takimin e zëvendëspresidentin amerikan, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se Kosova duhet ta përmbushë obligimin e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrahës të parezervë të Republikës së Kosovës, por është shumë e qartë se Kosova duhet të përmbushë obligimet e saj në raport me ratifikimin e demarkacionit si dhe lidhur me marrëveshjet e dialogut në Bruksel. Përkrahja e SHBA-ve do të jetë edhe më e fuqishme kur Kosova tregohet partner serioz në përmbushjen e obligimeve të saj ndërkombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.