Biden: Konfrontimi NATO – Rusi nënkupton Luftë e Tretë Botërore, duhet ta parandalojmë

E publikuar: 11/03/2022 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se NATO nuk do të luftojë kundër Rusisë në Ukrainë, pasi sipas tij, kjo do të çonte në Luftën e Tretë Botërore.

“Dua të jem i qartë, ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të mbrojtur mirë”, ka shkruar Biden në një postim në Twitter.

“Por ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë në Ukrainë”, u shpreh tutje ai.

“Një konfrontim i drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë është Luftë e Tretë Botërore. Diçka që duhet të përpiqemi ta parandalojmë”, përfundoi presidenti.