Biden: Bota do të kërkojë llogari nga Rusia

E publikuar: 24/02/2022 05:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e quan sulm të pajustifikuar vendimin e homologut rus, Vladimir Putin, për shpalljen e operacionit ushtarak në rajonin Donbas të Ukrainës.

Ai thotë se “lutjet e gjithë botës janë me popullin e Ukrainës”.

“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë humbje katastrofike të jetës dhe vuajtje njerëzore”, ka thënë Biden.

“Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në një formë të bashkuar dhe vendimtare. Bota do të kërkojë llogari nga Rusia”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Biden thotë se do të ketë një “përgjigje të fortë dhe të bashkuar” nga anëtarët e NATO-s ndaj çdo agresioni që bëhet kundër aleatë të saj.