Biçikleta që kushton më shtrenjtë se një Ferrari (Video)

E publikuar: 29/06/2018 00:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A keni menduar ndonjëherë se një biçikletë mund të jetë më e shtrenjtë se një veturë? Nëse nuk ju ka shkuar ndër mend, kjo është e mundur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania nga Londra “Goldgenie”, e cila prodhon këto biçikleta, i shet ato për 250,000 funte, ose gati 330,000 dollarë.

Kjo pasi që, çdo centimetër i biçikletës është i mbuluar me ar, duke përfshirë zinxhirët.

Gjithsesi, për ata me një xhep më të thellë, kjo mund të jetë një dhuratë luksoze që merret vetëm një herë në jetë. /Telegrafi/