Biblioteka ku për asnjë vit nuk u huazua asnjë libër i vetëm (Foto)

E publikuar: 18/11/2018 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e Barrow Central Library në Cumbria të Anglisë, kanë nisur të punojnë për një program të ri, sepse gjatë vitit të kaluar, nuk huazuan asnjë libër të vetëm.

Në rrjetin e të dhënave, rezulton se ‘janë dhënë 18 libra’ – por, ishte vetëm provë e punonjësve, për të parë nëse po punon sistemi, transmeton Telegrafi.

Që të mos vazhdojë i njëjti trend, po punohet në sistemin e ri, që do të bënte bibliotekën sa më të afërt me komunitetin. Për të rritur numrin e lexuesve, do të organizohen sesione leximi për fëmijë, të ftohen autorë të ndryshëm si dhe të organizohen grupe leximi.

“Do të provohet të jemi, sa më të afërt me komunitet dhe jo statik se deri tani. Do të bëjmë vizita nëpër shkolla, për të promovuar librat e rinj, si dhe në organizata të ndryshme, ku nuk janë dëgjuar titujt e veprave të reja” thuhet në propozim projektin.

Me të ardhurat që i kërkojnë si donacion, stafi i bibliotekës do të shkojnë edhe nëpër shtëpi që t’i njohin për librat e rinj, si dhe në qendra të ndryshme ku ofrohen shërbime për ata që kanë nevoja të veçanta.

Rëni e leximit, bazuar në të dhënat e librarive, ka në mbarë Britaninë e Madhe. Grup moshat prej 16 deri në 24-vjeçarë, janë më të pa interesuarit për huazimin e librave. /Telegrafi/