BIA: Nuk ka pasur përdorim të kundërligjshëm të forcë fizike kundër Sandulloviq

E publikuar: 10/01/2024 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia për Siguri dhe Inteligjencë në Serbia (BIA) përmes një komunikate ka theksuar se i mohon pretendimet e Nikolla Sandulloviqit dhe thekson se “gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve nga fushëveprimi i përcaktuar me ligj i Agjencisë, nuk ka pasur shkelje të lirive dhe të drejtave, as nuk ka pasur përdorim të kundërligjshëm të forcë fizike kundër Sandulloviqit”.

Anëtarët e BIA-s, siç u tha, ndërmorën aktivitete që synonin “sqarimin e historisë së veprimtarisë së paligjshme të Sanduloviqit, të cilën prokurori kompetent e cilësoi si vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare sipas nenit 317 të KP të RS”.

Më saktësisht, BIA e cilëson të paligjshme vendosjen e kurorës me lule nga Sandulloviq te varri i Adem Jasharit.

“Duke thënë gënjeshtra për sjelljet e pretenduara të paligjshme të anëtarëve të BIA-s, Sandulolviqit dhe promotorëve të tjerë të të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës, ata duan të dezinformojnë dhe shqetësojnë opinionin vendas dhe të huaj, të dëmtojnë reputacionin e Agjencisë së Informacionit të Sigurisë dhe të destabilizojnë situatën e sigurisë në Republikën e Serbisë,”, tha BIA në një deklaratë, shkruan N1.

Anëtarët e BIA-s do të vazhdojnë, siç thuhet, “në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Serbisë, të veprojnë profesionalisht dhe me përgjegjësi për të mbrojtur rendin dhe sigurinë e Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të saj”.