Për Beyonce dhe Jay-Z mesa duket nocioni “monotoni martesore” nuk ekziston.
Dhe pse kanë kaluar 7 vite që nga dita kur dy artistët me famë botërorë i thanë “Po” njëri-tjetrit në altar, ata duken po aq të dashuruar sa dhe ditën e tyre të parë.
Beyonce-n e kemi parë gjithmonë t’i shkëlqejnë sytë teksa performon në skena gjigande, e këtë herë arsyeja e gëzimit të saj është bashkëshorti i saj, Jay-Z.
Çifti është fotografuar duke shkëmbyer puthje romantike, teksa kanë qenë duke pushuar familjarisht në Sardenja. Veshur me bikini të bardha, Beyonce dukej thjeshtë mahnitëse përkrahë Jay-Z, i cili ishte i kombinuar me ngjyrën blu.