Beyonce shfaqet joshëse gjatë prezantimit të koleksionit Adidas

E publikuar: 07/08/2021 23:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Beyonce bëri një shfaqje marramendëse, për të promovuar koleksionin e saj të ri Adidas x Ivy Park Rodeo, shkruan Daily Mail.

Krijuesi i hitit Singles Ladies u dha shikuesve një paraqitje të shkurtë, derisa ajo lëvizte drejt flakëve që e rrethonin.

Pamjet në klipin promovues ishin të ndryshe, por që të gjitha rrinin mire në trupin e këngëtares.

Në një pjesë, Beyonce qëndronte në mesin e tufave me sane, e veshur me fustane xhins të zbukuruar me vija të bardha Adidas.

Në video ishte pjesëmarrës edhe aktori The Wire – Glynn Turman.