Betohet anëtari i ri i KPK-së nga radhët e Prokurorisë Speciale

E publikuar: 29/03/2024 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti takimin e 245-të me radhë, gjatë së cilit ka bërë betimin anëtari më i ri i këtij këshilli nga radhët e Prokurorisë Speciale, Milot Krasniqi.

Me anë të një komunikate për media bëhet e ditur se anëtarët e Këshillit kanë vendosur që të anulohet vendimi i KPK/Nr.262/2024, për transferimin e Prokurorit të Prokurorisë së Apelit në Prokurorinë Speciale, si dhe të bëhet Plotësim/Ndryshimi i Vendimit KPK/Nr.654/2022 për themelimin e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit.